Kjo e diel shënon ditën e 18 të luftës në Ukrainë, ndërsa situata sa vjen e tensionohet më shumë.

Të shtunën u arrit evakuuimi i rreth 13,000 ukrainasve. Po ashtu 7 civilë, gra dhe fëmijë vdiqën gjatë bombardimeve pasi nuk përdorën korridorin e gjelbër humanitar, teksa po tentonin të largoheshin nga një fshat afër Kievit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka dhënë paralajmërimin që Ukraina e ka informuar se Rusia po planifikon të marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor në Zaporizhzhia. Por ky pretendim mohohet nga vetë Rusia.

Rusët kanë goditur bazën ushtarake në Lviv, pranë kufirit polak sot herët në mëngjes me orën lokale, sipas zyrës së shtypit të qeverisë rajonale të Lviv. 

IPSC është një bazë e madhe ushtarake që përfshin një qendër trajnimi për ushtarët, kryesisht për misionet paqeruajtëse.

Sipas të dhënave paraprake, Rusia lëshoi tetë raketa pranë Lviv, tha qeveria rajonale.

Zyrtarët po shqyrtojnë nëse ka viktima. Shpërthime të shumta u dëgjuan edhe pak para orës 6 të mëngjesit me orën lokale pranë qytetit, sipas një ekipi në terren të CNN.