Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm, deklaratë që u tha zyrtarisht nga Katari mëngjesin e kësaj të Mëkure.

-50 fëmijë e gra izraelitë do të shkëmbehen në këto 4 ditë armëpushimi me 150 gra e fëmijë palestinezë të cilët ndodhen në burgje.

-Netanyahu deklaroi dje se “lufta do të vijojë deri në eliminimin e plotë të Hamasit.”

-Presidenti i SHBA-ve Joe Biden u dakordësua që t’u përmbahet kushteve të Hamasit në mënyrë që pengjet amerikane të kthehen në shtëpi. Kryeministri i Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani ka shkruar në rrjetin social “X” se shpreson për paqe sa më shpejt dhe diskutime serioze mes palëve.

Po, çfarë ka ndodhur së fundmi në Gaza?

-Dy gazetarë u vranë nga bombat e Izraelit fiks pas mesnate (22 Nëntor). Të dy rezultojnë palestinezë.

-Të martën, një bombardim në jug të Libanit vrau po ashtu 3 gazetarë.

-Spitali “Indonesian” është boshatisur dhe rrethohet nga tanket e Izraelit, ndërkohë që 630 njerëz janë plagosur, e 50 prej tyre në gjendje kritike.

-Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se po bën gjithçka për evakuimin e pacientëve në 3 spitalet në zonën veriore të Gazës.

Veprimet e shteteve të tjera

-SHBA-të ditën e djeshme kanë goditur dy objekte në Irak në përgjigje të sulmeve të “grupeve të mbështetura nga Irani”.

-Jordania thotë se ka rritur prezencën ushtarake përgjatë kufirit.

-Elon Musk tha të Martën se të gjitha përfitimet financiare nga postime apo reklama që kanë të bëjnë me luftën në Gaza do u dhurohen spitaleve në Izrael.

-Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austrin ka telefonuar homologun e tij izraelit Yoav Gollant. Ai theksoi mbështetjen e tij ndaj Izrealit, por edhe dërgimin e ndihmave humanitare për njerëzit në Gaza./