Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako dhe kandidatet për deputete të qarkut Durrës, Klodiana Spahiu dhe Kejda Ferra, në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit janë takuar me fëmijë autikë në Qendrën Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuar.

“2 prill Dita Botërore e Autizmit.

Të gjithë bashkë duhet të rritim ndergjegjësimin në lidhje me personat me çrregullim të spektrit të autizmit dhe tu japim mbështetje e dashuri në çdo moment që kanë nevojë.

Me pjesëtarë të ekipit të Durrësit në aktivitetin sportiv me këta fëmijë si dhe në Qendrën Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuar. Në aktivitetin “Sporti dhe Gjithëpërfshirja” për të dhënë mesazhin se këta fëmijë mund të ndajnë pa asnjë problem nëpërmjet sportit dhe momenteve zbavitëse me moshatarët e tyre. Ndërsa qendra e posaçme ofron jo vetëm shërbime për fëmijët, sipas nevojave që ata kanë, por është një derë e hapur për të gjithë familjen, për shërbime dhe informim.

Aktualisht janë 105 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre që marrin shërbime nga Qendra dhe në planet tona është edhe zgjerimi i ambjenteve, shtimi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara dhe rritja e numrit të përfituesve”,- shkruan kryebashkiakja Sako.

2 prill Dita Botërore e Autizmit. Të gjithë bashkë duhet të rritim ndergjegjësimin në lidhje me personat me…

Posted by Emiriana Sako on Friday, April 2, 2021