Me rastin e 2 prillit, Ditës Botërore të ndërgjegjësimit mbi autizmin, kryebashkiakja Emiriana Sako vizitoi Shkollën Speciale të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar ku fëmijët kishin përgatitur edhe një aktivitet të veçantë.

Sako thekson se kjo ditë na fton të gjithëve të sensibilizohemi për më shumë vëmendje dhe përkujdesje për fëmijët me çrregullime të spektrit autik.

Fëmijët me çrregullime të spektrit autik dhe shërbimi ndaj tyre është në fokus të punës sonë. Ne kemi detyrimin si shoqëri t’u krijojmë të gjitha kushtet këtyre fëmijëve dhe mbi të gjitha t’u japim mbështetje e dashuri në çdo moment”, shkruan Sako.