DURRËS, 15 nëntor 2014 – Më 15 nëntor të vitit 1995, me një rezolutë të UNESCO-s u shpall 23 prilli si Dita Botërore e Librit. Ndër shekuj, libri ka qenë instrumenti më i fuqishëm i transmetimit të njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive. Çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor që i shërben pasurimit kulturor. Më 23 prill të vitit 1616 u ndanë nga kjo botë gjenitë e letërsisë Servantesi, Shekspiri, Garcilago de la Vega, i mbiquajtur Inca.
Kjo datë mbetet domethënëse për letërsinë universal dhe është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh autorëve, për të shprehur respektin ndaj tyre dhe për të nxitur grupmoshat e reja të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si dhe për të vlerësuar kontributin e pazëvendësueshëm që kanë dhënë krijuesit për progresin social e kulturor.
/g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





