Në Ditën Botërore të Melanomës, Instituti i Shëndetit Publik jep disa fakte dhe këshilla jetike për qytetarët, teksa thekson se qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё lёkurёs.
“Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është një mbrojtje efektive nga rrezet ultravjollcë”, shkruan ISHP.
Mesazhi i plotë:
Dita Botërore e Melanomës
Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit ndaj kancerit tё lёkurёs.
Fakte rreth kancerit të lëkurës
Shkaktari parësor i kancerit të lëkurës është ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë në diell.
Ekspozimi i paktë ndaj rrezeve ultravjollcë është i dobishëm për njerëzit, dhe luan një rol të domosdoshëm në prodhimin e vitaminës D.
Çdo vit diagnostikohen rreth 130 000 melanoma malinje në gjithë rruzullin.
Ekspozimi i shpeshtë dhe djegiet e shpeshta të lëkurës nga dielli në fëmijëri mund të shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme, të cilat më pas mund të bëhen shkak për shfaqjen e kancerit të lëkurës.
Njerëzit me lëkurë të errët kanë mundësi më të pakta për shfaqjen e kancerit të lëkurës, por ata përsëri preken nga dëmtimet e shkaktuara nga ekspozimi në diell, kryesisht te sytë dhe sistemi imunitar.
Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është një mbrojtje efektive nga rrezet ultravjollcë:
Të shmanget me çdo kusht djegia nga dielli.
Të qëndrohet në hije në orën 11 – 15, atëherë kur ngarkesa me rreze UV është më e madhe.
Të mbahen kapelë, syze dielli dhe rroba të përshtatshme.
Të përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës.
Të mos ekspozohen kurrë drejtpërdrejt në diell foshnjat deri në moshën njëvjeçare.
Veçanërisht fëmijët ёshtё mirë të mbrohen nga dielli.





