Në Ditën Botërore të Mjekut, një urim i veçantë për bluzat e bardha ka ardhur nga Urdhri i Mjekut Durrës. Në një postim në rrjete sociale, ky Urdhër vlerëson lart gjithë përkushtimin e bluzave të bardha për t’u ardhur në ndihmë pacientëve të sëmurë dhe për të shpëtuar jetë.

“Në këtë dite të mjekut ne shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë për kolegët mjekë që me përkushtim dhe humanizëm u shërbejnë çdo ditë pacientëve duke shpëtuar e shëruar jetë!

Shërbimi juaj ndaj jetës e bën botën një vend më të mirë për të jetuar, dhe na tregon se profesioni i mjekut nuk është thjeshtë një profesion, por një mision i shenjtë!

Falenderim dhe mirënjohje për sakrificat dhe privacionet që bëni në jetën tuaj private, për të shërbyer si misionare në shërbim të jetëve të tjera!

Qofshi përherë të nderuar e paçi vetëm suksese në profesionin tuaj fisnik!

Urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja që janë pjesë e sakrificave, që ju kuptojnë e mbështesin në orët e ditët që nuk jeni pranë tyre!

Duke uruar shëndet për ju dhe prosperitet në detyrën tuaj, shprehim përzemërsisht respekt dhe nderim për të gjithë ju”,– shkruhet në postim.