Krybashkiakja e Durrësit Emiriana Sako në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, është takuar ditën e sotme me disa fëmijë me çrregullime të spektrit autik nga Qendra e Shërbimeve Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Sako shkruan se kjo qendër e posaçme ofron jo vetëm shërbime për fëmijët, sipas nevojave që ata kanë, por është një derë e hapur për të gjithë familjen, për shërbime dhe informim.

“Aktualisht janë 80 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre që marrin shërbime nga kjo qendër. Ne kemi detyrimin si shoqëri t’u krijojmë të gjitha kushtet këtyre fëmijëve dhe mbi të gjitha t’u japim mbështetje e dashuri në çdo moment.”, shkruan ndër të tjera Sako.

Postimi i plotë:

Sot, në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, patëm në bashki disa vizitorë specialë nga Qendra e Shërbimeve Komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara. Mesazhi që ata shpërndanë ishte: “Çelësi i autizmit është dashuria”. ❤️

Shërbimi ndaj fëmijëve me çrregullime të spektrit autik është prioritet i punës sonë dhe ne kemi këtë qendër të posaçme që ofron jo vetëm shërbime për fëmijët, sipas nevojave që ata kanë, por është një derë e hapur për të gjithë familjen, për shërbime dhe informim.

Aktualisht janë 80 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre që marrin shërbime nga kjo qendër. Ne kemi detyrimin si shoqëri t’u krijojmë të gjitha kushtet këtyre fëmijëve dhe mbi të gjitha t’u japim mbështetje e dashuri në çdo moment.