Në kuadër të Ditës Botërore të Pastrimit, Bashkia e Durrësit dhe institucionet e saj të varësisë, shoqatat mjedisore dhe qytetarë të Durrësit kanë zhvilluar një tur pastrimi në plazhin e Durrësit dhe në disa zona të qytetit.

Bashkia e Durrësit i është bashkuar prej kohësh nismave të tilla gjithëpërfshirëse me impakt social pozitiv për qytetin, komunitetin, mjedisin dhe gjithë vendin.