Në kuadër të nismës së bashkisë së Durrësit për pastrimin e qytetit në "Ditën Botërore të Pastrimit", edhe stafi i Ujësjellës Kanalizime Durrës ka marrë pjesë në pastrimin e territorit.

Punonjës të administratës dhe sektorëve mbështetës morën pjesë në pastrimin pranë plazhit në fshatin "Rinia". Që në mëngjes dhjetëra punonjës iu bashkuan nismës duke pastruar dhe larguar me mjetet e UKD-së mbeturina të shumta që gjendeshin në zonën e pishave në sektorin "Rinia".

Është hera e dytë që punonjës të UKD-së marin pjesë në një aksion të tillë duke pastruar zonën e pishave në këtë vend, i cili frekuentohet shumë nga pushues sidomos gjatë fundjavës. Mbeturinat e grumbulluara në fund të aksionit janë larguar me mjetet e UKD-së për në vendin e depozitimit të mbetjeve urbane.