Data 06 korrik është vendosur të jetë Dita Botërore e Puthjes në vitin 1990 në Britani të Madhe dhe që atëherë festohet kudo në botë.
Origjina e puthjes është nga një rit kulti që rezervohej për hyjnitë për 't'i marrë me të mira'. Më pas u transformua në një xhest devocioni nga skllavi në nder të padronit të tij.
Nga xhesti i adhurimit u zhvillua më pas u zhvillua 'puthja kristiane', që tregonte vëllazëri dhe miqësi. Latinët kishin disa lloj puthjes dhe secila me nga një emër të veçantë, si psh: vëllazërore apo miqësore. Kjo quhej 'osculum' dhe ishte puthja në fytyrë.
Puthja në buzë në shenjë dashamirësie quhej 'basium', ndërsa puthja e dashurisë apo ajo erotikke quhej 'savium' ose 'suavium'.
Me cilëndo emër ta thërrasim, puthja është një nga eksperiencat më të zakonshme dhe më domethënëse për qeniet njerëzore: nga dashuria që nëna i fal fëmijës që në lindje, tek delikatesa e eksperiencave të para të dashurisë (e kush nuk e kujton puthjen e parë?!), deri tek puthja si pararojë e aktit seksual.
Puthja është një eksperiencë intense dhe e fuqishme, shumë më domethënëse se një mijë fjalë. Prej kohësh shkencëtarët mbështesin tezën se të puthesh shpesh dhe me dëshirë mund të japë efekte pozitive për shëndetin.
Rregullon sistemin hormonal – Puthja normalizon disa funksione në sistemin endokrinar dhe në prodhimin e disa hormoneve. Veçanërisht stimulon hipotalamusin, hipofizën, etj, duke favorizuar prodhimin e dopaminës, endorfinës dhe serotoninës. Kontakti i afërt prodhon një sërë ndjenjash të pëlqyeshme dhe një 'ujëvarë hormonale' që nxjerr në pah relaks dhe ndjenjë mirëqënieje.
Forcon sistemin imunitar – Puthja është shkak për shkëmbimin e liquideve mes dy personave :baktere, virus dhe kërpudha që jetojnë normalisht në pështymën tonë, aktivizojnë mbrojtjen imunitare, duke e forcuar kështu.
Pushon dhimbjen e kokës – Gjithçka është për meritë të dopaminës dhe endorfinës, prodhuar nga puthja. Këto substanca janë anti dhimbje natyrale, që ulin ndjeshmërinë ndaj dhimbjes, duke e bërë më të durueshme.
Lufton stresin – Puthja ul nivelin e kortisonit, hormonit të stresit, ndërkohë që kontakti i buzëve, stimulon prodhimin e osicotinës, hormoni i dashurisë, që favorizon ndjenjat e mira.
Ul kolesterolin – Siç u tregua edhe më lart, kortizoni është hormoni tipik që duke rritur stresin, rrit edhe kolesterolin. Ulja e kësaj substance, bën që mëlçia të punojë më pak, ndaj nuk prodhohet më shumë kolesterol.
Ul rrezikun e kariesit – Puthja ka efekte pozitive edhe për higjenën orale. Ajo aktivizon gjendrat e pështymës. Kjo e fundit, falë proteinave dhe kripërave minerale që përmban, ndihmon në eleminimin e acideve përgjegjës për erozionin dentar.
Me pak fjalë, arsyet për t'u puthur janë të shumta!





