TIRANE, 27 mars 2013- Sot është Dita Botërore e Teatrit e cila festohet çdo vit në 27 mars nga komuniteti ndërkombëtar teatror në të pesë kontinentet. Për të festuar këtë ditë, organizohen ngjarje të ndryshme teatrore, kombëtare dhe ndërkombëtare.
Një nga më të rëndësishmet është qarkullimi i Mesazhit të Ditës Botërore të Teatrit, këtë vit i shkruar nga shkrimtari italiani Dario Fo dhe që ka mbërritur edhe në vendin tonë.
“Kështu, zgjidhja e vetme për krizën mbetet shpresa që kundër nesh dhe sidomos kundër të rinjve që duan të mësojnë artin e teatrit, të ndërmerret një përndjekje e madhe: një diasporë e re artistësh të teatrit, të cilët prej këtij përjashtimi, pa dyshim, do të nxirrnin përfitime të paimagjinueshme në favor të një rishfaqje të re”, shkruan Dario Fo.





