NGA EDLIRA HARIZI

Shëndeti i trurit nuk është një çast në kohë – është një angazhim i përjetshëm.

Dita Botërore e Trurit 2025 është nje thirrje për veprim për të mbrojtur mirëqenien e trurit dhe gjithe sistemit nervor që nga fazat më të hershme të zhvillimit te trurit, përmes fëmijërisë, moshës madhore dhe në moshë më të madhe. Është një angazhim për kujdes, barazi dhe akses për të gjithë.

Çrregullimet neurologjike mbeten shkaku i pare i aftësise se kufizuar per invalidivitetin shpesh te rende qe le te pacientet dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjes në nivel global. Pas Covid-19, sipas studimeve qe vazhdojne te behen ne te gjithe boten eshte pare nje rritje e semundjeve neurologjike si Stroke, Demencat, Epilepsia, etj. Megjithatë, shumë nga këto gjendje mund të parandalohen ose të menaxhohen më mirë me ndërhyrje të hershme, edukim dhe akses të barabartë në kujdes. Fushata e këtij viti e lancuar nga Federata Boterore e Neurologjise, ne diten boterore te trurit thekson pesë mesazhe kryesore: ndërgjegjësimin, edukimin, parandalimin, aksesin dhe fuqizimin e shendetit te trurit.
Shëndeti i trurit duhet të mbështetet gjatë gjithë jetëgjatësisë së njeriut:

  • Para konceptimit : Shëndeti dhe zakonet e prindit formësojnë trurin e një fëmije që para lindjes. Ushqyerja e mirë, kontrollet e rregullta dhe zgjedhjet e stilit të jetesës formojnë një themel të fortë për shëndetin e trurit.
  • Shtatzënia dhe Pas lindjes : Mirëqenia fizike dhe emocionale e nënës është thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të trurit në mitër. Kujdesi para lindjes dhe pas lindjes, ushqyerja e duhur dhe menaxhimi i stresit mbrojnë si nënën ashtu edhe fëmijën.
  • Fëmijëria e hershme dhe adoleshenca : Përvojat e hershme të jetës ndikojnë në të nxënit, rritjen emocionale dhe zhvillimin social te femijes dhe adoleshentit. Mjediset e sigurta larg abuzimeve fizike, emocionale apo abuzimeve me substancat narkotike, vaksinimet dhe prindërimi pozitiv mbështesin shëndetin afatgjatë të trurit.
  • Mosha e rritur adulte : Një stil jetese i ekuilibruar – të ushqyerit e shëndetshëm, gjumi, ushtrimet dhe kontrolli i stresit, mos abuzimi me alkoolin dhe drogen – zvogëlojnë dukshem rrezikun e çrregullimeve neurologjike.
  • Të rriturit e moshes se trete : Angazhimi shoqëror ndihmon në ruajtjen e pavarësisë dhe cilësisë së jetës në dekadat e mëvonshme te saj. Kryerja e kontrolleve të rregullta për te zbuluar faktoret e rriskut qe mund te nxisin semundje te renda neurologjike si hipertensioni, crregullimet matabolike, semundjet kardiake si dhe kryerja e testeve konjitive per te pare nivelet njohese dhe ato te sjelljes ne keto mosha cojne ne parandalimin e semundjeve te tilla si aksidentet vaskulare cereblare, semundjet degjenerative si Parkinsoni apo zbulimin ne faza te hershme te Demences.

Federata Boterore e Neurologjise thekson se është më e rëndësishme se kurrë ne epoken qe po jetojme që shëndeti i trurit të jetë një përparësi globale.

Ne Diten Botërore te Trurit behet një thirrje globale për veprim si për individët ashtu edhe për institucionet, për të ndarë informacione dhe aktivitete kuptimplote mbi shëndetin e trurit dhe 22 korriku është një ditë e dedikuar për mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit të trurit gjatë gjithë jetëgjatësisë.

Te ruajme trurin tone te shendetshem pasi ai eshte qendra qe komandon te gjitha funksionet tona vitale dhe emocionet tona!
WHO HAS LOST HIS MIND HAS LOST HIS LIFE!

DR. EDLIRA HARIZI
Shefe e Sherbimit te Neurologjise
Spitali Rajonal Durres