28 shtator 2015 – Anëtarë të shoqatave lokale të gjuetisë nga i gjithë vendi janë mbledhur sot në Durrës, si partnerë të një projekti ndërkombëtar që financohet nga BE. Efekti i vaksinave të hedhura nga ajri, në kuadër të këtij projekti, ka nisur të kontrollohen në terren nga gjuetarët vendas.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Kombëtare të Gjuetisë, Themi Perri, kjo veprimtari organizohet më 28 shtator, në Ditën ndërkombëtare kundër Tërbimit dhe synon të njohë gjuetarët me Projektin për mbrojtjen e konsumatorëve nga sëmundjet zonotike. 

Virusi që bartin dhelprat e kuqe rrezikon seriozisht shëndetin e njerëzve.

Federata e gjuetarëve është partnere në realizimin e këtij projekti 5-vjeçar dhe folësit në takimin e sotëm promovuan rëndësinë e vaksinimit. Tashmë janë kryer dy vaksinime dhe gjuetarët në rrethe të ndryshme kontrollojnë situatën e dhelprave të kuqe.

Prej afro dy vjetësh gjuetarët e kanë ndërprerë gjuetinë, në kuadër të Moratoriumit për mbrojtjen e faunës.

/portali DurresLajm/