Sheshi ka bërë bashkë qytetarët në ditën e 49 të protestës kundër kryeministrit Edi Rama.
Një protestuese që mori fjalën në podium ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të mos dorëzohen deri në rrëzimin e Ramës. Gjithashtu një thirrje është bërë edhe për datën 23 që të organizohen para Parlamentit në orën 09:00.
“Në datën 23, në orën 09:00, para parlamentit. T’i lajmë para Parlamentit me vaj ulliri kostumet e tyre të shtrenjta, me domate, kastravecë e shalqinj. Duhet të tregojmë që jemi bashkë, ndryshe nuk kemi asnjë ndihmë nga fermerët, as për Mallakastrën e as për Beratin. Naftën e marrin ata që kanë shoqëri”, u shpreh një protestuese.





