Presidenti Ilir Meta ka ururar të gjithë besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Ashures.

Meta ka publikuar një foto në “Facebook” krah kryegjyshit botëror, Baba Mondit.

Kreu i shtetit shkruan se Dita e Ashures simbolizon sakrificën në emër të lirisë dhe dinjitetit njerëzor dhe besimit.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Urime të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashianë dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Ashures, simbolin e sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit! Shëndet të mirë dhe mbarësi në familjet tuaja!