Lodhja dhe mundi që çdo gjë të jetë perfektë në ditën e dasmës duket se nuk është shpërblyer për këtë çift simpatik. Janë Lura Loretz dhe Johnny Benson nga Fort Colling i Kolorados të cilët celebruan martesën e tyre të hënë pranë kishës katolike Shën Jozefi.
Pas ceremoninë në kishë, çifti është nisur drejt parkut Horsetooth për realizimin e një seti fotografik, në mënyrë që çdo gjë të mbetet kujtim. Por pikërisht ky moment do të jetë kujtimi më i keq i tyre, pas dhëndri është kafshuar nga një gjarpër.
Derisa Johnny 44-vjeç po qëndronte i ulur prapa bashkëshortes së tij për të kapur foto interesante por një gjarpër u shfaq papritur dhe kafshoi në këmbë. Menjëherë aty mbërriti ambulanca, e cila i dha dhe ndihmën e shpejtë. Fatmirësisht gjithçka përfundoi mirë.





