Këtë të martë do të vijojë dita e dytë e shpërndarjes së vaksinës antiCovid në vendin tonë.
Mësohet se edhe sot do të marrin dozën e parë të vaksinës edhe 50 epidemiologë nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja.
Ndërsa një ditë më parë u injektuan 50 dozat e para të vaksinës, ku e para ishte shefja e pavionit të Infektivit në QSUT, Najada Çomo, pas saj kryeministri Edi Rama e më tej mjekët e njohur Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.
Kryeministri Rama do të ndodhet edhe sot në stadiumin “Air Albania” për të parë nga afër procesin, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.





