Kryeministri i vendit Edi Rama po merr pjesë në samitin dy ditor të NATO-s në Vilnius të Lituanisë. Ky takim i rëndësishëm i krerëve të aleancës euro-atlantike ka nisur që ditën e djeshme ku është diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe për zgjerimin e organizatës.
Pasi ka ndarë foto nga Pallati Presidencial atje dhe takimi me Macron apo personazhe të tjera politike, Rama ka takuar dhe Presidentin e Turqisë Tayip Erdogan.
Në Facebook, kreu i qeverisë shkruan: Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës.