TIRANË, 9 maj 2013- Në ditën e Europës, kryeministri Berisha shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së. Përmes profilit të tij në Facebook, kreu i qeverisë akuzoi kryetarin e PS si shkaktar që shqiptarët janë detyruar ta festojnë paqen dhe prosperitetin në BE, nga jashtë.
"Kjo dite e madhe eshte frymezuese per shqiptaret, ne realizimin e projektit te tyre te integrimit te vendit ne BE. Ne shpresojme te marrim statusin e vendit kandidat, qe Edi Rama vazhdon te na e mohoje duke i bllokuar tre ligjet. Ne shpresojme te festojme perkrah vendeve te BE-se, ne rrugen tone drejt anetaresimit te plote. Per shkak se Edi Rama vazhdon bllokimin e 3 ligjeve, kete vit, ne do ta festojme paqen dhe prosperitetin ne BE, nga jashte. Por, megjithate, ne nuk do te reshtim kurre se punuari per miratimin e 3 ligjeve, nuk do te reshtim kurre se punuari per te marre statusin e vendit kandidat dhe nuk do te reshtim kurre se punuari drejt integrimit te plote te vendit ne BE. " shkruan Berisha ne Facebook.





