Sot është dita e fundit, kur anketuesit e Censusit do të trokasin në dyert e shtëpive të qytetarëve për të plotësuar formularin e “Censit të popullsisë dhe banesave”.

Procesi i marrjes së të dhënave në terren, i nisur më 18 shtator, ishte parashikuar fillimisht të zgjaste gjashtë javë për t’u përmbyllur më 28 tetor, por më pas u shty deri më datë 15 nëntor. Në qarkun Durrës janë 531 anketues që kanë punuar në terren për të mbledhur të dhënat e deajuara derë më derë.

Pavarësisht se sot është dita e fundit e punës në terren për mbledhjen e të dhënave, në Durrës ka qytetarë që deklarojnë se deri më tani nuk u kanë ardhur anketuesit asnjëherë në banesë.

Ndërkohë të tjerë thonë se e kanë plotësuar prej kohësh formularin me 100 pyetje.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 është Censusi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ndërsa Censi i parë u krye në vitin 1923.

Sipas INSTAT, të dhënat e para do të publikohen në qershor 2024, ndërsa më të detajuara në dhjetor 2024.

M.B.