Qyteti i Vlorës po përballet prej katër ditësh me mungesën e ujit të pijshëm. Për shkak të kësaj situate, qytetarët i janë drejtuar sërish burimit nëntokësor, i cili ndodhet pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, për tu furnizuar me ujë. Ata fajsojnë insitucionet përgjegjëse për mungesën e zgjidhjes së këtij problemi. Sipas tyre situata vështirësohet edhe më shumë, për shkak të festave të fundvitit.
Ndërkohë që një ditë më parë, në shenjë revolte qytetarët hynë me forcë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, aty ku po zhvillohej mbrëmja gala, festa e fundvitit për qytetarët e Vlorës. Ndërsa autoritetet përkatëse kanë deklaruar se defekti, i cili ka ndodhur katër ditë më parë, pritet të riparohet gjatë ditës së sotme.





