Temperatura mesatare të regjistruara ditën e mërkurë në Milano aritën në 33 gradë Celsius duke shënuar një rekord të ri për muajin gusht.
Rekordi prej 32.8 gradë Celsius ishte vendosur më 11 gusht 2003.
E mërkura ishte dita më e nxehtë në Milano në 260 vjet, njoftoi sot Agjencia Rajonale e Lombardisë për Mbrojtjen e Mjedisit (ARPA).
Agjencia (ARPA) njoftoi se temperatura mesatare për ditën ishte 33 gradë Celsius, 0.2 gradë mbi rekordin e mëparshëm prej 32.8 gradë Celsius të vendosur më 11 gusht 2003. Temperatura të dhënat filluan të regjistroheshin nga stacioni Brera i Milanos në 1763.
Kryeqyteti rajonal i Lombardisë ishte një nga qytetet kryesore italiane në alarm të kuq të mërkurën e kaluar, pasi vendi vazhdoi të goditet nga cikloni Nero.
Temperaturat do të qëndrojnë të larta deri në fund të javës, kur pritet të përfundojë vala e të nxehtit dhe temperaturat do të zbresin nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa vende-vende priten reshje të dendura shiu.