Dita e parë e shkollës, për të gjithë fëmijët e të gjitha moshave nis me emocion të veçantë.
Atmosfera që krijohet është e veçantë në çdo shkollë. Fëmijët nga çdo shtëpi derdhen në rrugë me tufa me lule për mësuesit e tyre.
Emocioni më i madh u takon fëmijëve të klasës së parë, atyre që për herë të parë shkojnë në shkollë. Dërgimi i fëmijëve në shkollë është emocion i madh, por edhe përgjegjësi më e madhe për prindërit e tyre.
Këtë mëngjes, rrugët e Durrësit janë zbukuruar me zërat e mijëra fëmijëve që u janë drejtuar dyerve të shkollave të tyre.
Ndjekim pamjet pa koment në këtë ditë të parë të fillim vitit arsimor 2017- 2018, të filmuara në Durrës nga operatori i “DurrësLajm”.
K.H.