Me rastin e Ditës së Romëve, 8 Prillit, bashkia e Durrësit dhe PNUD organizuan një takim promovues me organizata e përfaqësues të shoqërisë civile, me qëllim mbështetjen e këtij komuniteti dhe përfshirjen e tyre sociale.

Gjatë aktivitetit, nënkryetari i bashkisë Florian Tahiri theksoi rëndësinë e projektit Fuqizimi Ekonomik dhe Social për romët, egjiptianët shtysë për përfshirjen sociale. Prefekti Roland Xhelili, deklaroi se duhet bërë më shumë në punësimin e këtij komuniteti.

Në takim, drejtoresha e PNUD-it tha se do të vazhdohen projektet në nivel lokal për të përmirësuar përfaqësimin e komuniteteve rome dhe egjiptiane.

Ndiqni prononcimet.

K.H.