Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë një mesazh për ditën ndërkombëtare të bamirësisë dhe shenjtërimin e Shën Nënë Terezës

Sipas Ruçit, Shën Tereza, është madhështia e thjeshtë, thjeshtësia e madhërishme. Kjo ditë, theksoi Kryetari i Kuvendit Ruçi, na kujton se shoqëria nuk është e drejtë, kur të varfërit, të sëmurët dhe të pambrojturit nuk kanë dhe nuk ndjejnëmbështetjen tonë.

"Shën Tereza është legacia shqiptare më e madhe dhe më fisnike për qytetërimet e sotme dhe të ardhme; frymëzimi që na mëson dhe na nxit të bëjmë çdo ditë gjëra të vogla me dashuri të madhe; simboli që na tregon se madhështia është e thjeshtë dhe thjeshtësiaështë e madhërishme. Sot është dita të reflektojmë se fryma e Shën Terezësduhet të përshkojë më shumë frymën e ligjeve tona përzhvillimin social dhe njerëzor, për mbrojtjen dhe shërbimet sociale, për kohezionin social e territorial, për të ndërtuar një shoqëri solidare, me punë e mirëqenie për të gjithë," përfundon mesazhi i Kryetarit të Kuvendit.