Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përkujtuar Nënë Terezën në ditën e Shenjtërimit të saj. Në një postim në X, ambasada Amerikane shkruan se Nënë Tereza ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë.
“Sot, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, duke nderuar Nënë Terezën, shenjtoren me origjinë shqiptare, e cila ia kushtoi jetën lehtësimit të vuajtjeve të të varfërve përmes bamirësisë, vullnetarizmit dhe kujdesit.
Në të njëjtën ditë, Shqipëria kremton edhe Ditën Kombëtare të Nënë Terezës. Kjo ditë shërben si një kujtesë e fuqishme e rëndësisë së veprimeve të vogla dhe aftësisë së tyre për të frymëzuar ndryshimin, duke i bërë jehonë fjalëve të Nënë Terezës: “Unë vetëm nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të hedh një gur përtej ujërave për të krijuar shumë valëzime”,”– shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA.