Në kuadër të Ditës Botërore të Tokës, bashkia me mbështetjen e UNDP Albania, në bashkëpunim me Qendrën Durrësi Aktiv si edhe grupimin qytetar “Bicycle Durrës” ka organizuar një sërë aktivitetesh me fokus mbrojtjen e mjedisit.
Drejtori i qendrës “Durrësi aktiv” Klaudio Hyseni vuri theksin në rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjithë aktorëve publik dhe privat për të ruajtur dhe mbrojtur ambientin në qytetin ku jetojmë, por edhe më gjerë.
Ndërkohë, aktivistja Livia Kreko tha se qëllimi i këtyre aktiviteteve është nxitja e qytetarëve për të përdorur mjetet e transportit alternativ, por edhe që secili prej nesh të kontribuojë në mënyrë vullnetare për qytetin.
Më pas, aktivistët durrsakë por edhe efektivë të Policisë Bashkiake, pedaluan së bashku në rrugët kryesore të Durrësit.





