Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, nxënësit e klasës së II të shkollës jopublike “Mihal Ekonomi” i janë bashkuar nismës së bashkisë Durrës “Dhuro një Pemë”, për mbrojtjen e mjedisit.
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako në një postim në “Facebook”, ka falenderuar nxënësit dhe stafin pedagogjik të kësaj shkolle për kountributin e tyre.
“Me nxënës të kësaj shkolle duke mbjellë pemën e llojit “bli”, që ata ja dhuruan qytetit, në shëtitoren Taulantia.”, shkruan ndër të tjera Sako.
Postimi i plotë:
Shkolla jopublike “Milhal Ekonomi” i është bashkuar nismës sonë “Dhuro një Pemë”.
Falenderojmë nxënësit dhe stafin pedagogjik të kësaj shkolle që japin kontributin e tyre për Durrësin. Me nxënës të kësaj shkolle duke mbjellë pemën e llojit “bli”, që ata ja dhuruan qytetit, në shëtitoren Taulantia.
Nisma që kemi ndërmarrë “Dhuro një Pemë” e që ftojmë të gjithë të kontribuojnë, vjen si një shembull qytetarie për mbrojtjen e mjedisit sepse duke dhuruar secili një pemë mund të krijojmë një mjedis më të gjelbër, më të pastër si dhe të sigurojmë rritjen e cilësisë së jetës për çdo qytetar.