Nisi para pak minutash protesta për të tretën ditë radhazi në Durrës.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, pikëtakimi ishte stacioni i trenit, ku siç duket edhe nga pamjet që “DurrësLajm” sjell, ka prani të shtuar të forcave të policisë, madje efektivët shoqërojnë kalimtarët kur ndizet semafori jeshil.
Në ndryshim nga dy ditët e mëparshme, sot vihet re një rënie e numrit të automjeteve, pasi shoferët, që tashmë “i frikësohen” bllokimit për orë të tëra në rrugë, zgjedhin të mos qarkullojnë në këtë aks rrugor.





