16-vjeçari Vasil Aleksi nga Durrësi ishte i riu që sfidoi temperaturat e ftohta të ujit në këtë fillim janar për të kapur kryqin e hedhur në ujë.

I emocionuar, ai deklaroi se ia dedikon xhaxhait të tij të ndarë nga jeta muaj më parë.

Dita e Ujit të Bekuar ka mbledhur me dhjetëra besimtarë ortodoksë në Katedralen e apostul Pavlit dhe shën Astit, të cilët ndoqën meshën e mbajtur me rastin e kësaj dite të veçantë dhe hedhjen e kryqit në detin Adriatik.

Pasi falën meshën e mëngjesit në kishë, ata kanë mbushur shishe me ujin e bekuar, i cili do të qëndrojë për një vit në shtëpitë e tyre.

Të shoqëruar nga tingujt e bandës së qytetit, karvani i besimtarëve u nis drejt portit, ku u krye rituali i përvitshëm i ditës së ujit të bekuar.

Mes 4 të rinjve që sfiduan të ftohtin, Vasil Aleksi arriti të kapte i pari kryqin.

M.B.