Dita e djeshme ka qenë një ditë e veçantë për çiftin mbretëror. Princ Leka ka festuar 34-vjetorin e tij të lindjes, dhe nuk ka munguar edhe urimi i bërë publik në rrjetet sociale nga aktorja e njohur e Teatrit Kombëtar, Elia Zaharia. E kujdesshme si gjithnjë me postimet në rrjetet sociale, edhe këtë herë Elia është treguar e tillë. Edhe pse festa ka qenë krejtësisht private dhe pa detaje publike, në fund aktorja e mbyll ditën me një urim special.

“Urimet më të mira dhe më të dashura për Princin tim të kaltër! Edhe 100 vite të lumtura për ty, që meriton veç mirësi dhe dashuri!” – shkruan Elia.

Shpesh është komentuar për një martesë të mundshme gjatë këtij viti të çiftit mbretëror, por ende nga ata nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.