14 marsi apo siç njihet ndryshe Dita e Verës solli sot në Durrës një atmosferë festive në sheshin qendror të qytetit, pavarësisht kushteve jo të favorshme të motit.
Vogëlushët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhanë për të pranishmit një koncert festiv e plot gjallëri.
Megjithëse një festë jo tradicionale për qytetin e Durrësit, shumë nga qytetarët e shfrytëzojnë për të përgatitur ballokumet e famshme dhe për të uruar njëri-tjetrin për gëzim e shëndet në familje.
Dhe ashtu si në çdo festë, fëmijët janë ata që i gëzohen më shumë atmosferës.
Ndërkohë gjatë ditës është planifikuar një agjendë festive për të gjithë ata që duan ta shfrytëzojnë festën në maksimum. Në orën 18:00 do të ketë street party në bulevardin “Epidamn” ku do të performojnë Dj me emër, do të ketë shfaqje baleti, dhe po ashtu shumë ritëm e alegri!
