Me dhjetëra qytetarë janë dyndur në sheshin “Liria” në Durrës për t’iu gëzuar Ditës së Verës dhe për të shkrepur foto pranë dekorit të vendosur nga bashkia.

Por ajo që binte më shumë në sy ishte shpërfillja e masave anticovid nga shumë qytetarë.

Shumë prej tyre lëviznin pa maskë, ndërsa mblidheshin në grupe të vogla përgjatë gjithë gjatësisë së sheshit.