ELBASAN, 13 mars 2013– Në gjithë vendin nisin sot festimet për festën pagane të Ditës së Verës.
Qyteti i cili kurorëzon këtë festë, Elbasani po përgatitet të presë mjaft personalitete, ndërsa ka hartuar dhe programin e festimeve.
Ballokumet, ëmbëlsira tradicionale e festës ka nisur të shitet në të gjitha dyqanet.
Festimet pritet të kulmojnë edhe në Tiranë, ku Bulevardi kryesor i qytetit është dekoruar me lulet e pranverës.
Po duket se moti nuk do të jetë në favor të pranverës. Sipas parashikimeve të shërbimit meteorologjik dita e sotme dhe 14 marsi do të shoqërohen me vranësira dhe shira.
Ndërkaq, në Elbasan do të angazhohen rreth 200 forca policie.
Prej orës 18.00 të 13 marsit, uniformat blu do të kalojnë në shërbim të përforcuar, deri në përfundimin e festimeve në 14 mars.
Nga ana e shërbimeve të policisë rrugore janë marrë masat për lëvizjen sa me normale të personaliteteve të larta shtetërore, që do të festojnë Ditën e Verës në Elbasan.





