Qershori është drejt fundit për t’i lënë vend muajit korrik dhe të gjithë do të donim që të zbulonim se cila është data më me fat për secilën nga shenjat e horoskopit. Padiskutim që ne të gjithë do të kishim dëshirë që çdo ditë të ishte e jona, gjithsesi edhe për këtë muaj vetëm një datë kemi dhe ajo është…
Dashi/23 korrik
Më 23 Korrik mund të ndodhin gjëra që nuk i prisnit fare, prandaj shënojeni dhe jetojeni maksimalisht.
Demi/18 korrik
Dita ideale për të marrë vendime dhe për të vepruar në lidhje me ëndrrat tuaja. Përdorni kreativitetin tuaj si guidë dhe mos harroni të shijoni.
Binjakët/29 korrik
Kjo ditë do t’ju kujtojë se sa e rëndësishme është të veproni pas qëllimeve tuaja dhe t’i thoni PO mundësive që ju jepen. Merrni risqe!
Gaforrja/19 korrik
Atë ditë mund të marrësh ndihmë nga dikush për të arritur shumë larg. Krijo objektiva të reja, përgatitu dhe planifiko.
Luani/24 korrik
Do të bëni premtime dhe do të mendoni në afatgjatë për lidhjen me njeriun që keni pranë zemrës.
Virgjëresha/3 korrik
Do të ndiheni i/e rilindur, sidomos në aspektin e dashurisë dhe kreativitetit.
Peshorja/24 korrik
Nëse po mendoni ta bëni serioze marrëdhënien tuaj, mos kini frikë të merrni hapin të parët. Eshtë koha e duhur për të bërë disa premtime.
Akrepi/15 korrik
Dita më e mirë për t’u përballur me gjëra që ju kanë penguar rrugën tuaj gjatë gjithë kësaj kohe.
Shigjetari/29 korrik
Eksploroni sensualitetin tuaj dhe lidhuni më shumë me gjëra që ju japin kënaqësi.
Bricjapi/19 korrik
Dëgjoje zemrën më shumë se çdo tjetër atë ditë. Kapni shanset dhe shijojeni ditën maksimalisht.
Ujori/21 korrik
Sigurohuni të reflektoni në lidhje me mësimet që keni marrë për të arritur ku jeni sot.
Peshqit/3 korrik
Mos kini frikë të lëvizni gjatë kësaj dite, pasi mund të përballeni me një mundësi të artë. /TAR/