Të rinjtë demokratë të qytetit të Durrësit zhvilluan pasditen e sotme homazhe në bustin e Azem Hajdarit, në lagjen nr.4 të qytetit.

Homazhet u zhvilluan në kujtim të 8 Dhjetorit, Lëvizjes Studentore që solli rënien e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Ndërsa vendosën buqeta me lule dhe ndezën qirinj në kujtim të heroit të demokracisë, të rinjtë demokratë i bënë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre.

“Ftoj të gjithë rininë, që e do këtë vend të luftojmë për të e ta bëjmë siç i ka hije këtij vendi”, u shpreh njëri prej të rinjve.

Të njejtin apel ndau me kamerën e “DurrësLajm” edhe një tjetër, i cili tha se sot, pas 31 vitesh ata vijojnë të shpresojnë ta bëjnë Shqipërinë si gjithë Europa.

Edhe sot, pas 31 vitesh ne kërkojmë ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Sot më shumë se kurrë, i bëj thirrje çdo të riu që ta vrasi frikën ndaj politikës dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, që ta bëjmë këtë vend më të mirë”, tha ai.