1 dhjetor 2015 – 225 raste me HIV/AIDS janë ekzaminuar me sëmundjen e shekullit në Durrës, ndërsa me këtë infeksion, numri është në rritje nga viti në vit. Nëntë raste me HIV AIDS janë evidentuar këtë vit, ndërsa një rast është dërguar sot në Tiranë për analiza të mëtejshme. Situata është alarmante për sa i përket numrit të personave me HIV/AIDS pozitiv.
Të dhënat janë bërë publike nga Drejtoria e Shëndetit Publik Parësor në Durrës, në ditën ndërkombëtare të luftës ndaj HIV/AIDS. Shoqëria civile në Durrës, në bashkëpunim me drejtorinë e Shëndetit Publik, nisën një fushatë sensibilizuese, duke shpërndarë fletëpalosje te qytetarët dhe të rinjtë. Fjongo e kuqe është vendosur tek të rinjtë që i bashkohen kësaj nisme, ndërsa mesazhi që përcillet është të kryejnë marrëdhënie të mbrojtura dhe të ekzaminohen.
Marvina Troka, psikologe në Drejtorinë e Shëndetit Publik Parësor tha se “situata konsiderohet alarmante, me numrin që vjen vetëm në rritje, ndërsa më të prekur janë të rinjtë, e kryesisht gjinia mashkullore, për shkak se kryejnë marrëdhënie seksuale pa masa mbrojtëse, duke u përcjellë seksualisht nga njëri tek tjetri partner”.
Të dhënat për HIV/AIDS në Shqipëri
/K.H. portali DurresLajm/