5 gusht 2014 – Ekziston një ditë në javë, gjatë së cilës femrat duken më të shëmtuara se ditët e tjera të javës. Sipas një kërkimi të bërë nga kompania kozmetike St. Tropez, duket se për femrat, “dita e zezë” është e mërkura.
Është pikërisht dita në mes të javës kur fiziku i tyre tregon më shumë lodhje dhe vuajtje. Pjesa më e madhe e njerëzve do të mendonin se është e hëna, duke qenë se përfundon fundjava dhe nis një javë e re, por jo, nuk është kështu.
Pse pikërisht e mërkura? Thjesht për shkak të fundjavës dhe pijeve të shumta, që konsumon pjesa më e madhe e njerëzve. Sipas të dhënave nga studimi, 46% e femrave, pra e thënë ndryshe, një në dy femra, nga e premtja pasdite, e deri të dielën konsumon pije alkoolike dhe bën jetë të shfrenuar.
Toksina e akumuluara në fundjavë, kanë nevojë për 72 orë, pra gati tre ditë për t'u asimiluar. Pra, pikërisht në ditën e tretë të javës lëkura tregon efektet e alkoolit, të cilat bëjnë që femrat të duken më të shëmtuara.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





