ITALI, 8 tetor 2013 – Dita më e bukur e jetës së një vajze nga Napoli, fatkeqësisht ka qenë dhe e fundit për të.
Mediat italiane bëjnë të ditur se 32-vjeçarja Fortuna F. i ka thënë “Po” të dashurit të saj, në një ceremoni të zhvilluar në Boscotrecase, në Napoli, dhe më pas ka humbur jetën.
32-vjeçarja dhe bashkëshorti i saj, pasi ka mbaruar ceremonia martesore kanë shkuar në një hotel, ku do të kalonin natën e parë të martesës, ku papritur vajza është ndjerë keq dhe ka humbur jetën pak minuta më vonë.
Sipas ekspertëve, vajza mund të ketë pësuar një atak kardiak.
Ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbardhur ngjarjen e rëndë.





