E shtuna e 5 janarit do të mbahet mend si dita më e ftohtë e këtij dimri, teksa termometri ka zbritur në -14 gradë Celsius në zona të veçanta.
Sipas sinoptikanëve, këto kushte të motit, të shoqëruara edhe me reshje dëbore, do të na shoqërojnë deri të martën, kur temperaturat do të vijnë në rritje, për t’ju përafruar mesatares shumë vjeçare të dimrit.
Sinoptikanët parashikojnë probleme me ngricat në të gjithë vendin, të paktën deri në mesin e muajit janar.





