Plazhet e Durrësit janë mbushur sot me pushues të shumtë, si nga qyteti ashtu edhe nga rrethet dhe turistë të huaj.

Pushuesit shijojnë jo vetëm plazhin, por edhe aktivitetet argëtuese, ku shumë prej tyre bëjnë xhiro me pedalone dhe kajakë, ndërsa fëmijët luajnë lojëra të ndryshme buzë detit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo është dita më e nxehtë e këtij sezoni, me temperatura shumë të larta në të gjithë vendin.

Pushuesit kanë zgjedhur vijën bregdetare të Durrësit për t’u freskuar dhe për të kaluar fundjavën pranë detit.