Data 8 gusht është dita më e trishtuar dhe më e dhimbshme për Lionel Messin që humbi njeriun më të dashur, atë që mbështeti në çdo hap të jetës së tij që bëri gjithçka që futbollisti të kishte karrierën e jashtëzakonshme që ka, që është lojtari i rekordeve që është sot.

Pas publikimit të lajmit të hidhur mesazhet e ngushëllimit nga ente sportive dhe sportistë kanë qenë të shumtë dhe mes tyre padyshim që nuk mungon Barcelona, klubi që e kuroi dhe e rriti Lionel Messin dhe ku futbollisti krijoi një epokë të artë dhe spektakolare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Barcelona shprehu ngushëllimet e saj ndaj yllit të futbollit botëror përmes një mesazhi emocionues.

Presidenti dhe bordi drejtues i Barcelonës shprehin dhimbjen më të thellë për ndarjen nga jeta të Jorge Messit, babait të futbollistit dhe legjendës së Barcelonës, Lionel Messi dhe në emër të të gjithë barcelonizmit transmetojnë ngushëllimet për familjen Messi. Barcelona i është mirënjohëse Jorge Messit që i besoi klubit tonë fillimert dhe vitet më të shndritshme të karrierës futbollistike të djalit të tij, Leo. U prehtë në paqe’-lexohet në komunikatën e klubit kampion të Spanjës

Lionel Messi u transferua në Barcelonë në 2001 kur ishte vetëm 13 vjeç i shoqëruar nga babai i tij duke lënë vendlindjen e tij Rosarion ku hodhi hapat e parë si futbollist me skuadrën Neëell’s Old Boys. Me blaugranat, Lionel Messi fitoi trofe të panumërt dhe theu rekorde të njëpasnjëshme duke gdhendur fort emrin e tij në librin e historisë së klubit që është klubi i zemrës së tij.