Presidenti Ilir Meta ka kujtuar Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, për mijëra hebrenj që humbën jetën gjatë Holokaustit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta shprehu krenari për kodin e nderit dhe të mikpritjes të Shqipërisë, si i vetmi vend në Europë që strehoi hebrenj.

MESAZHI I METËS

Sot, në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës, nderojmë miliona jetë të pafajshme hebrenjsh të humbura gjatë Holokaustit.

Krenarë për kodin tonë të nderit dhe mikpritjes BESA, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë ku numri i hebrenjve ishte më i madh pas Luftës së Dytë Botërore se para luftës, sepse familjet shqiptare, të besimeve të ndryshme, mbrojtën popullin hebre gjatë asaj periudhe të errët.

Duke përkujtuar viktimat e pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, dënuar antisemitizmin, mungesën e tolerancës, bashkëjetesës, dhe shkeljen e lirive, të drejtave dhe dinjitetin njerëzor, të gjithë duhet të angazhohemi dhe të mos lejojmë KURRË MË të tilla tragjedi, gjenocide dhe akte çnjerëzore.

#ËeRemember #NeverAgain