Çdo 18 maj në qytetin e Durrësit celebrohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve, një ditë në të cilën Muzeu Arkeologjik i qytetit të Durrësit bashkohet me gjithë Muzetë e botës, duke dhënë një mesazh të caktuar për publikun dhe komunitetin të cilit i përket.
Këtë vit, tema e 18 Majit është: “Muzetë si qendra kulturore, e ardhmja e traditës”
Muzeu Arkeologjik i Durrësit, me një aktivitet- ekspozitë të posaçme, do të komunikojë dhe fokusohet në rolin e ri të muzeut si aktor aktiv në komunitetin e vet.
“Vetëm në një marrëdhënie të tillë me komunitetin Muzeu ynë mund të bëhet natyrshëm pjesë e rrjetit global të Muzeve, duke ofruar platforma që përkthejnë nevojat dhe këndvështrimet e komunitetit lokal në një kontekst global.
Muzeu gjithashtu do të jetë i hapur dhe hyrja do të jetë e lirë për të gjithë vizitorët në datën 18 MAJ. Ju mirëpresim në Muze!”,- njofton Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës.





