Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kryeministri Edi Rama shprehet se kjo ditë na rikujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë thekson se Shqipëria ka kontribuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës.

“Dita Ndërkombëtare e Paqes

Si një vend anëtar në NATO, Shqipëria ka kontribuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës

Kjo ditë na rikujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë.

#KrenarpërShqipërinë”, shkruan Rama.