Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Ilir Meta ka takuar dje një grup të moshuarish.
Meta shkruan në postimin e tij në Facebook se gjatë bashkëbisedimit me ta theksoi domosdoshmërinë që shoqëria jonë, në shembullin e Shenjtores Nënë Tereza, të kujdeset me më shumë dashuri dhe vëmëndje për pjestarët e saj.
POSTIMI I PLOTË
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve, pata dje kënaqësinë të takoja një grup të moshës së tretë.
Theksova domosdoshmërinë që shoqëria jonë, në shembullin e Shenjtores Nënë Tereza, të kujdeset me më shumë dashuri dhe vëmendje për pjestarët e saj, veçanërisht për të vetmuarit.
Të përfitojmë nga eksperienca e moshës së tretë dhe t'i investojmë këto përvoja për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.





