Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kujtuar sot ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve

Balla shkruan në Facebook, se Kosova 21 vite pas luftës pret nga komuniteti ndërkombëtar t’i kushtëzojë Serbisë zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur gjatë luftës, e cila mbetet ende një mister.

POSTIMI I PLOTË

30 Gushti është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve.

Kosova 21 vite pas luftës pret nga komuniteti ndërkombëtar t’i kushtëzojë Serbisë zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur gjatë luftës, e cila mbetet ende një mister.

Kosovës i mungojnë 1647 qytetarë të zhdukur, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, profesori Ukshin Hoti. Zbardhja e fatit të këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare dhe personave të tjerë të pagjetur është sprovë e ndërgjegjes sonë politike e kombëtare.