Në muzeun arkeologjik të qytetit të Durrësit është zhvilluar një veprimtari e veçantë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore e titulluar  “Argjila aset i qytetit tim”.

Kjo veprimtari, është organizuar nga Flamur Kalemi, Qazim Kërtusha, dhe Ivo Mujo, me ideatore dhe kuratore Joana Kërtushën. Në ceremoninë e çeljes së aktivitetit, kuratorja Kërtusha solli vëmendjen mbi punimet në argjil.

Kreu i Drejtorisë Rajonale të Kulturës, Ledion Lako foli mbi vlerat e veprimtarisë dhe te kulturës durrsake ndër shekuj si dhe mbi ripërtëritjen e kësaj tradite nëpërmjet këtij aktiviteti. Ai bëri me dije dhe hapjen për pulikun të qendrave muzeale të Durrësit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë kulturore.

Kjo veprimtari zhvillohet në kuadër të një organizimi europian që është përqafuar nga 50 shtete mbi ruajtjen e vlerave arkeologjike e historike europiane.