Një aksident është regjistruar në orët e para të kësaj të diele në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit.
Drejtuesi i një automjeti tip “Ford” ka dalë nga rrugica pa parë se një automjet tjetër tip “Benz” po vinte drejt tij.
Mësohet se brenda “Benz”-it ndodheshin dhe 2 fëmijë të mitur në gjumë.
Siç duket edhe nga pamjet që sjell për “DurrësLajm” operatori Denis Simaku, “Ford”-i ka përfunduar mbi trotuar, ndërsa përplasja ka qenë e lehtë dhe fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar.
I shënuar në mëngjes, aksidenti nuk ka shkaktuar as trafik, sepse në atë orë lëvizja ka qenë e paktë në rrugën që është ndër “arteriet” kryesore të qytetit.





